Kuriozitet

Babai kafshon krokodilin për t’i nxjerrë nga kthetrat djalin 12-vjeçar

Një baba filipinas e shpëtoi djalin nga një krokodil duke kafshuar grabitqarin e rrezikshëm në këmbë derisa ai e lëshoi prenë . Diego Abulhasan, 12 vjeç, ishte duke notuar me vëllain e tij më të vogël në një lumë pranë shtëpisë së familjes në qytetin Balabac, në rajonin e Palawan në Filipine, kur një krokodil e sulmoi dhe e tërhoqi atë në ujë.

Babai i tyre, Tejada Abulhasan dëgjoi thirrjet për ndihmë dhe vrapoi rreth 100 metra nga shtëpia drejt lumit ku dhe u zhyt. Me vete ai kishte marrë një dërrasë druri. Z. Abulhasan filloi ta godiste kafshën vrasëse me dërrasë vazhdimisht, por ajo nuk ta lëshonte 12-vjeçarin. Në një akt dëshpërimi, z. Abulhasan kapi këmbën e bishës dhe e kafshoi atë disa herë. Mrekullisht, krokodili e çliroi djalin dhe u largua nga uji i trembur, dhe z. Abulhasan e çoi djalin e tij të plagosur në breg dhe më pas në spital. Abulhasan i tha policisë se ai ‘nuk hezitoi’ të hidhej në lumë dhe të luftonte me krokodilin.

Ai tha: “Ka pasur aq shumë adrenalinë në trupin tim saqë nuk kisha kohë për të menduar. Isha duke goditur krokodil dhe nuk e lija djalin tim. Pastaj nga askund kam pata idenë për ta kafshuar atë. I kafshova këmbën si një qen Rottweiler”. Diego kaloi dy net në spital para se të lirohej. Ai ka disa plagë, por jo lëndime serioze të vazhdueshme/Shqip.

{gallery}