Trevjeçari humbet në pyll, mbijeton falë një ariu

Trevjeçari humbet në pyll, mbijeton falë një ariu

29 January 2019 13:44

Një fëmijë tre vjeç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka qëndruar për dy ditë i vetëm në pyll, në temperature ekstreme. Pasi agjentët e policisë e gjetën, ai u tha se kishte qëndruar me një ari, i cili e kishte mbrojtur gjatë gjithë kohës.

Ka mbijetuar në temperature ekstreme, në mes të pyllit, vetëm. Kjo i ka ndodhur Kejsi Hetauej, një fëmijë 3 vjeç, i cili në 22 janar u largua nga shtëpia e gjyshes në Kaliforninë e Veriut. Vogëlushi ka qenë i zhdukur për dy ditë. Kur ekipet e shpëtimit e gjetën, ai u tregoi që gjatë gjithë kohës kishte qëndruar së bashku me një ari i cili e kishte mbrojtur.

Tregimi i fëmijës mund të jetë i vërtetë meqë në atë zonë ka shumë arinj. Forcat e rendit po përpiqen të kuptojnë se ku dhe si ka qëndruar fëmija në pyll për disa ditë.

Tezja e vogëlushit me anë të një statusi në Facebool konfirmoi se trevjeçari pretendon se ka qëndruar me nëj ari për dy ditë, ai e ka mbajtur ngrohtë dhe e ka mbrojtur. Mrekullitë ekzistojnë, përfundon ajo./abcnews.al

Komentet

Shto koment

Të ngjashme