Vjedhja më e pabesueshme ndonjëherë

Vjedhja më e pabesueshme ndonjëherë

28 janar 2019 13:17

Një pikturë e vitit 1908 është vjedhur nga muzeu i Moskës në një mënyrë që pak kush do ta besonte, në mes të ditës, në pikun e vizitave.

Në videon e publikuar nga autoritetet dallohet një person që afrohet pa të keq tek piktura dhe e heq atë nga muri, transmeton tch.

Asnjë prej të pranishmëve nuk dyshoj asgjë duke pandehur se ishte pjesë e stafit të Muzeut, transmeton tch.

Vjedhja ka ndodhur në Maj të vitit të kaluar, por duhet të kalonin disa muaj derisa policia të arrinte të gjente hajdutin dhe pikturën, e cila ishte dëmtuar në përpjekje për ta kamufluar si një pikturë tjetër.

Arkhip Kuindzhi, artist i shekullit të 19, i jan dashur 10 vite që ta përfundojë veprën e artit, e cila është një panoramë e një zone në Krime dhe quhet ‘Ai-Petri. Crimea’.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme