Kuriozitet

Përleshja e një shqiptari me dy londinezë

Një video e publikuar nga “Diet Geezer” në Facebook është bërë virale orët e fundit. Aty shihet një shqiptar i cili përleshet me dy londinezë.

Ky konflikt ka tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve të zonës dhe dikush prej tyre e ka filmuar dhe ka bërë që videoja të përfundojë në internet. Videoja nis në momentin që shqiptari shihet teksa kërkon ta godasë një anglez.

Por gjithsesi nuk kuptohet arsyeja e këtij sherri, pasi filmimi mesa duket ka nisur pak me vonesë.

Në video dëgjohen të shara në gjuhën shqipe dhe në atë angleze.