Kuriozitet

Çifti i pinguinëve fotografohen në një shëtitje romantike në plazh

Dy pinguinë janë fotografuar, ndërkohë që shëtisnin të kapur ‘dorë për dore’ buzë detit.

Fotoja ishte aq e këndshme, sa është bërë menjëherë virale në internet.

Pinguini është shpesh sinonimi i vendeve të ftohta dhe të largëta. Por mund të shihen shpesh edhe në një koloni në Afrikën e Jugut, sepse këta pinguinë afrikanë preferojnë vende më të ngrohta.

Në koloninë e “Boulders Beach”, apo “Plazhi i Rochedos”, 40 kilometra nga qendra e qytetit “Città del Capo”, u realizuan këto foto.

Mund të shohësh dy pinguinët që ecin pranë njëri-tjetrit përgjatë vijës bregdetare.

Deri në momentin që bashkojnë duart, si një çift të fejuarish që duan të rrinë bashkë.

Pa shumë fjalë që mund të përshkruajnë këtë skenë të mrekullueshme dhe pasionale./oranews

Image