Kuriozitet

Hashim Thaçi ia bën like Kadri Veselit “tirons”

Foto: Koha

Nëse është për t’u gjykuar nga Facebooku, presidenti i vendit Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli, kanë raporte miqësore, madje ata kanë “raporte dashurie”.

Kështu të paktën del nga një like që i pari i vendit ia ka bërë kryeparlamentarit.

{gallery}

Hashim Thaçi, pra, e ka pëlqyer postimin e Kadri Veselit me të cilin ky i fundit e ka shpallur veten “tirons” pasi kishte marrë çelësat e Tiranës nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Gojëkëqijtë thonë se “like” shpesh është edhe lajkë.

Kadri Veseli po qëndron për një vizitë zyrtare në Tiranë. Atje ai ka zhvilluar takime disa me zyrtarë shqiptarë.