Zhvillohet gara ndërkombëtare e skulpturave prej dëbore në Francë

Zhvillohet gara ndërkombëtare e skulpturave prej dëbore në Francë

26 janar 2019 20:09

Për 36 vjet, qyteti alpin i Francës, Valloire, ka qenë kryeqytet i artit jetëshkurtër malor duke pritur garën ndërkombëtare të skulpturave në borë, në të cilën 17 ekipe të përbërë nga tre persona, kthejnë blloqe të mëdha dëbore në kryevepra të vërteta.

“Unë skalis gurë, jam skulptor. Këtu, më sjell para së gjithash pasioni dhe atmosfera. Ajo që përjetojmë këtu është e papërsëritshme. Ndryshimi i kushteve të motit do të thotë se kemi të bëjmë me një material të paqëndrueshëm”, thotë Stéphane Rabusseau.

“Unë kam mësuar të gdhend në shtëpi, në një mënyrë jo shumë tradicionale. Të bësh skulptura me borë, sidoqoftë nuk është shumë e ndryshme… është si të pikturosh një stil apo një tjetër”, tha Lancelot Saint-Amour.

Skulptorët kanë nisur punën tre ditë më parë, dhe veprat e tyre tashmë kanë marrë formë. Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet së shpejti dhe konkurrentët shpresojnë që dielli të mos jetë shumë i nxehtë./TopChannel

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme