Sekondat mes jetës dhe vdekjes!

Sekondat mes jetës dhe vdekjes!

22 January 2019 16:57

Ky është momenti kur një nxënëse ndahet thuajse në dysh nga një autobus dykatësh.

Shoferi i autobusit arrin të shtypë frenat në sekondat e fundit për të shpëtuar vajzën nga lëndimet serioze.

Incidenti dramatik ndodhi të enjten pasdite në Britani.

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë vajzën duke kaluar rrugën përmes semaforëve.

Shoferi që udhëtonte me 64 km në orë, shtyp menjëherë frenat dhe vajza për pak sekonda zhduket nga kamera.

Pasagjerët fillojnë të bërtasin të tmerruar. Vajza ngrihet dhe e pa dëmtuar vazhdon rrugën me përvojën e saj të tmerrshme pranë vdekjes./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme