Gruaja 128 vjeçe rrëfen sekretin e jetëgjatësisë

Gruaja 128 vjeçe rrëfen sekretin e jetëgjatësisë

22 January 2019 15:54

Një grua nga Rusia zyrtarisht është personi më i vjetër që ka jetuar në Malet e Kaukazit. Nanu Shaova, pasaporta e së cilës thotë se është 128 vjeçe. Ajo lindi para se Cari i fundit Nikolla II të merrte fronin. Ajo u regjistrua dy vjet më parë në Librin e Rekordeve të Rusisë si personi më i vjetër në vend. Po të ishte e vërtetë do ta bënte edhe atë personin më të vjetër që ka jetuar ndonjëherë në botë.

Nanu – i cilësuar si 27 vjeç në kohën e Revolucionit Bolshevik, tha se sekreti i jetëgjatësisë është puna e rëndë që ka bërë dhe qumështi i thartuar. Dy herë e martuar, ajo kishte tetë fëmijë, 19 nipër e mbesa, 33 stërnipër dhe shtatë stër-stërnipër. Ajo hapi llogore në fshatin e saj në Luftën e Dytë Botërore dhe gjatë jetës punoi në fermën e saj lokale në fshatin Zayukovo të republikës Kabardino-Balkaria.

Vitin e kaluar ajo u cilësua si votuesi më i vjetër në Rusi kur mbështeti Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale të Kremlinit. Ajo ishte 62 vjeçe kur Putin lindi. Djali i saj Huseini tha: “Ajo nuk kishte ndonjë dietë të veçantë, vetëm se punonte shumë. Kishte edhe diçka gjenetike në të – nëna e saj, jetoi 117 vjet”/Shqip.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme