Hajduti ha akullore para se të grabisë një shtëpi

Hajduti ha akullore para se të grabisë një shtëpi

21 janar 2019 17:12

Hajdutë të çuditshëm. Kamerat e sigurisë kanë filmuar hajdutin i cili përpara se të hynte në shtëpinë që do të vidhte hante akullore, ndërsa vërdallisej rreth shtëpisë për të gjetur mënyrën si të hynte brenda.

Pamjet tregojnë hajdutin i cili ulet tek shkalla e hyrjes, fillimisht ha akulloren dhe më pas hyn në aksion. Policia tha se autori kishte vjedhur në këtë shtëpi objekte me vlerë 700 funte.

Katër ditë më vonë policia mori një tjetër denoncim për një hajdut i cili kishte lënë dhe dy kuti bosh akulloresh në oborrin e shtëpisë të cilën kishte vjedhur.

Paul Hayman, 36 vjeç u shpall fajtor nga gjykata e Lutonit në Angli për 4 vjedhje dhe dy tentativa vjedhjeje në qytet./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme