Kuriozitet

#10YearChallenge e politikanëve kosovarë nga arkiva e Kohës Ditore

#10YearChallenge është sfida që u bë virale ditëve të fundit në rrjetet sociale. Përmes saj bëhen krahasimet e ditëve të sotme dhe të para një dekade.

Një gjë e tillë po bëhet edhe në Kosovë.

Koha.net ka përgatitur një listë të tillë me disa nga politikanët kosovarë. Fotografitë janë realizuar nga fotoreporterët e Kohës Ditore, Alban Bujari dhe Driton Paçarada qysh nga paralufta e deri më tani.

Presidenti Hashim Thaçi për një dekadë nuk duket që ka ndryshuar edhe aq shumë. Por një foto nga arkiva e KD-së, e që ka shumë të tilla, Thaçi në vitin 2001 duket shumë ndryshe. Në një foto të tillë mund ta shihni madje edhe duke punuar diçka në kompjuter.

Image
Hashim Thaçi – 2001 – 2009 - 2018

E kryeministri Ramush Haradinaj, në krahasim me ditën e sotme, sigurisht se para një dekade duket që kishte pasur shumë, shumë flokë. Fotoja e vitit 2009 e dëshmon këtë.

Image
Ramush Haradinaj – 2000 – 2009 - 2019

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, atë kohë mund të shihej gjithmonë pa kollare, e ditëve të sotme nuk del në konferenca pa të.

Image
Albin Kurti – 2000 – 2009 - 2018

Në anën tjetër, jo shumë dallim vërehet te kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pos që i janë shtuar thinjat dhe fare pak rrudha.

Image
Isa Mustafa – 2007 – 2010 – 2018

Pos që ka shtuar disa kilogramë, kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, i janë shtuar edhe thinjat.

Image
Shpend Ahmeti – 2004 – 2009 - 2019

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, për 18 vjet dallim, ka ndryshuar pak. Thinjat janë detaji që e dallon në tri fotografitë e Kohës Ditore.

Image
Fatmir Limaj – 2000 – 2009 - 2018

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, në 18 vjet vërehet se ka shtuar peshë.

Image
Lutfi Haziri – 2000 – 2009 - 2018

Një tjetër person i njohur në politikë e që s’ka ndryshuar shumë është ish-kryetari i Prishtinës, Ismet Beqiri, sa i përket stilit të flokëve. Por ka ndryshuar shumë në stilin e veshjes.

Image
Ismet Beqiri – 2000 - 2018

Edhe te Mimoza Kusari-Lila dallimi kryesor është te flokët. Apo jo?

Image
Mimoza Kusari-Lila – 2003 – 2011 - 2018