Kuriozitet

Zbulohet vrima e zezë që mund ta zhdukë Tokën

Foto: Ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar një vrimë të madhe të zezë që endet rreth galaktikës tonë - Rrugës së Qumështit - dhe që mund ta gëlltisë Tokën.

Astronomët japonezë besojnë se kanë zbuluar një vrimë të zezë në qendër të universit tonë dhe siç thonë ata, po veprojnë pikërisht ashtu siç prisnin.

Një ekip shkencëtarësh beson se ‘bisha’ e errët është një “lidhje që mungon” midis vrimës supermasive në qendrën e galaktikës sonë dhe objekteve më të vogla që formohen pas zhdukjes së yjeve.

Shkencëtarët nuk mund ta shohin vrimën e zezë me teleskopë normalë, pasi ato kanë fuqi të tillë graviteti, të cilës as drita nuk mund t’i shpëtojë, transmeton KosovaPress.

Por duke përdorur teleskopin “Alma”, një ekip shkencëtarësh ishte në gjendje për të vëzhguar një re gazi që është e vendosur në një vrimë të zezë.

“Ne raportojmë për zbulimin e rrjedhjes së gazit molekular rreth një objekti masiv të paparë në rajonin qendror të galaktikës sonë”, thonë shkencëtarët, duke shtuar se hulumtimi i tyre tregon dëshmi të drejtpërdrejta për vrimën e zezë në qendër të galaktikës.