Nga puna mund të pushohet edhe një… robot!

Nga puna mund të pushohet edhe një… robot!

17 January 2019 15:56

Ndërsa shumë persona kanë frikë se robotët do të bëhen grabitës të vendeve të tyre të punës, shkarkimi i parë i njërit prej tyre ka ndodhur në Britaninë e Madhe, në Skoci, ku robotët Fabio ishin të punësuar në një supermarket në Edimburg për të akomoduar klientët me mirësi dhe për t’iu përgjigjur kërkesave të tyre.

“Ku mund të gjej birrë?”, pyetën klientët, por përgjigjja e Fabios la për të dëshiruar duke thënë “në departamentin e pijeve”.

”Karriera e tij më pas filloi të binte me shpejtësi”, sipas gazetës britanike ”The Telegraph”, transmeton ANSA.

Hapi i parë ishte një kalimi në një vend të ri pune, ku ai u dërgua t’u ofronte konsumatorëve që të shijonin ushqimin, por nuk mund të konkurronte kolegët humanë, ndërsa këta të fundit ishin në gjendje t’u ofronin rreth 12 konsumatorë në 15 minuta, Fabio mund të tërhiqte vetëm dy.

“Për fat të keq, performanca e Fabios nuk ishte ajo që pritej”, thanë pronarët e supermarketit në gazetë.

Njerëzit e shmangën atë. E njëjta gjë ndodhi edhe për kolegët në punë, disa prej të cilëve bënë thirrje për shkarkimin e Fabios.

Një reagim që habiti laboratorin e Heriot-Watt University në Edinburg, që kishte programuar robotin.

“Incidenti tregon se është gjithnjë e më e domosdoshme programimi i robotëve në bazë të nevojave të mjedisit dhe njerëzve si dhe vendit të punës,” vuri në dukje eksperti robotik Filippo Cavallo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme