Sicilia vë në shitje shtëpi për vetëm 90 centë

Sicilia vë në shitje shtëpi për vetëm 90 centë

17 January 2019 10:29

Disa shtëpi janë vënë në shitje në ishullin e bukur italian, Sicilinë, për vetëm 90 centë.

Sambuca është kodra e bukur e këtij ishulli që ofron pamje mahnitëse të mesdheut dhe plazheve.

Shtëpitë janë vënë në shitje nga 90 centë deri në 1 euro me qëllim që të ngjallet komuniteti pasi ka pësuar rënie të popullatës që ia ka mësyrë qyteteve të mëdha.

Sipas CNN-it, Sambuca e ka në plan që të gjithë të interesuarit mund të vijnë këtu nëse bëhet oferta e duhur për ata. Ky nuk është qyteti i parë italian që ofron marrëveshje të leverdishme për pronarët e rinj, transmeton Koha.net.

Giuseppe Cacioppo, kryetar i Sambucas, ka thënë se shumë shtëpi kushtojnë vetëm 1 euro, mirëpo janë vënë disa kushte tjera financiare nëse të interesuarit dëshirojnë t’i blejnë ato.

Pronarët e rinj duhet të paguajnë paradhënie 5 mijë euro. Pastaj duhet të meremetojnë 40 deri në 150 metra katrorë të shtëpisë brenda tre vjetësh. Çmimi fillestar për meremetim është 15 mijë euro.

Pas përfundimit të meremetimit, pronarëve u kthehet paradhënia prej 5 mijë eurove.

“Blerësit nuk do të zhgënjehen”, ka thënë Cacioppo.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme