I nxehti në Australi rrezikon botën bimore e shtazore

I nxehti në Australi rrezikon botën bimore e shtazore

16 January 2019 14:13

Një valë e pazakontë të nxehti ka goditur pjesën juglindore të Australisë, me parashikuesit e motit që paralajmërojnë për temperatura rekord përpara fundjavës.

Katër ditët e kaluara ishin mes 10 më të nxehtave të regjistruara ndonjëherë, me temperaturat që arritën deri në 50 gradë Celsius në disa zona të caktuara.

Në kushte të tilla, me probleme po përballen edhe kafshët në kopshtet zoologjike të vendit. Luanët e detit ushqehen me peshq të ngrirë, elefantët nuk dalin nga uji dhe gjirafat pinë vetëm ujë me akull. Kështu, kafshët në Kopshtin Zoologjik të Sidneit, po përpiqen t’i bëjnë ballë të nxehtit.

“Ata po ia dalin mbanë mirë. Notojnë shumë, çdo mëngjes dhe pasdite, për të zbutur të nxehtin. Është shumë e këndshme t’i shohësh ata”, tha Tim Bennett, kujdestar i elefantëve.

Por, këto kafshë janë sidoqoftë të privilegjuara. Në pjesë të tjera të vendit, thatësira dhe i nxehti nuk po kursejnë askënd dhe asgjë. Mbi një milion peshq kanë ngordhur përgjatë brigjeve të lumenjve, me autoritetet që po punojnë për të instaluar disa aerostat në rrjedha, për të ruajtur nivelet e oksigjenit të domosdoshëm për peshqit./TCh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme