Fenomeni i diskut prej akulli habit Portlandin

Fenomeni i diskut prej akulli habit Portlandin

16 January 2019 09:03

Një disk prej akulli i formuar në një lum në qytetin e Maine ka shkaktuar debat në Portland.

Fenomeni natyror është formuar në lumin Presumpscot, ua ka mundësuar banorëve që të hetojnë këtë rast të çuditshëm.

Disku i akullt ka një diametër prej 30 metrash dhe është më i madhi i regjistruar ndonjëherë në Amerikë.

Sipas Portland Press Herald, disku më i madh i regjistruar nëpër botë është ai i lumit Pite në Suedi që kishte diametër prej 60 metrash.

Disku i akullt ose rrethet e akullta, shfaqen më së shpeshti në Arktik, Skandinavi dhe Kanada.

Ato formohen në lakesa të lumenjve dhe lëvizja e ujit krijon forcën “rrotulluese” që mundëson akullit të copëtuar që të rrotullohet në një vend.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme