E dashura e goditi 13 herë me thikë, burri i propozon martesë për ta shpëtuar nga burgu

E dashura e goditi 13 herë me thikë, burri i propozon martesë për ta shpëtuar nga burgu

15 janar 2019 16:36

Një vajzë gati i ka shpëtuar dënimit me burg pasi i dashuri i saj, i cili mori 13 goditje me thikë nga ajo, i propozoi martesë në gjykatë.

Viktima, i identifikuar si Shakur pothuajse vdiq në sulmin me thikë dhe mbijetoi vetëm pasi ai arriti të ikë nga vendi i ngjarjes, njoftoi prokurori i shtetit rus Airat Bikmurzin në gjykatën në Nizhnekamsk.

Ndërsa e dashura e tij po qëndronte përballë gjyqtarit që të merrte dënimin, Shakur i propozoi martesë. Ai i kërkoi gjyqtarit që të hiqte dënimin pasi duhet të organizonin dasmën.

Vajza nuk i ka shpëtuar ende dënimit pasi gjyqtari rus vendosi që ta shtyjë seancën./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme