Ora zvicerane e kompozuar me bimë për të ilustruar brishtësinë e natyrës

Ora zvicerane e kompozuar me bimë për të ilustruar brishtësinë e natyrës

15 January 2019 08:54

Gjenevë, 15 janar– Marka zvicerane e orëve ‘’Moser’’ prezantoi sot në panairin e Gjenevës një orë të kompozuar me bimë, e mbuluar nga likene, myshqe dhe lule nga Alpet për të ilustruar brishtësinë e natyrës përballë ndryshimeve klimatike.

Jetëgjatësia e saj do të jetë në varësi të kujdesit që do t’i kushtojmë, sqaron marka luksoze e cila e ka kthyer në traditë për të shpalosur çdo vit një model të veçantë për të spikatur në këtë panair, bën të ditur AFP.

Ora e quajtur ‘’Moser Nature’’ një lojë fjalësh në raport me versionin anglez të shprehjes Nëna Natyrë (Mother Nature) është konceptuar për të pasur një shtrirje në kohë, për t’u reklamuar si çdo orë tjetër luksi, por me kushtin që të dini sesi të kujdeseni për të.

‘’Ky është një projekt i nisur tetëmbëdhjetë muaj më parë’’, sqaron Edouard Meylan, drejtori i përgjithshëm i tij, gjatë një interviste me median në panairin ndërkombëtar të orëve të një cilësie tepër të lartë (SIHH).

Komentet

Shto koment

Të ngjashme