Kuriozitet

Anija e fundosur gjermane para një shekulli del në brigjet e Francës

Një nëndetëse gjermane, e fundosur në Luftën e Parë Botërore, u rishfaq në brigjet e Francës.

Lëvizjet e rërës në plazhin e Wissant, pranë Calais, kanë bërë që UC-61 të rishfaqet më shumë se 100 vjet pasi ishte fundosur.

Ajo u përmbyt në korrik 1917 dhe të gjithë 26 anëtarët u dorëzuan tek autoritetet franceze.

Kryebashkiaku i Wissant Bernard Bracq tha se UC-61 duket “çdo dy deri në tre vjet”, por pas ngritjes së erës, ajo do të zhduket përsëri.

Pjesët e anijes gjithashtu kanë qenë të dukshme që nga dhjetori, transmeton KosovaPress.

Historianët besojnë se UC-61 fundosi të paktën 11 anije, duke hedhur mina ose silurë.

Anija u mbërthye në rërë gjatë mjegullës së dendur dhe u shkatërrua nga ekuipazhi i saj me qëllim që të mos bie në duart e aleatëve që luftonin kundër Gjermanisë naziste, transmeton CNN.

UC-61 ishte drejtuar në Boulogne-sue-Mer dhe Le Havre kur ajo hasi në telashe.

Nëndetësja kishte kohën e zhytjes prej 48 sekondash dhe ishte e aftë të vepronte në thellësi 50 metra.