E shtyjnë autoambulancën për t’u ndezur Foto: Ilustrim

E shtyjnë autoambulancën për t’u ndezur

13 January 2019 11:53

Moti i ftohtë e me borë që po mbretëron ditëve të fundit në Kosovë ka shkaktuar telashe të ndryshme.

Me një problem të madh janë përballur sot edhe punonjësit e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq.

“Kallxo” ka publikuar një video, në të cilën shihen punonjës të QKMF-së duke e shtyrë autoambulancën e kësaj Qendre.

Ata po e shtyjnë në përpjekje që autoambulanca të ndizej në mënyrë që të kryenin detyrat e tyre të përditshme.

Nuk dihet nëse automjeti kishte ndonjë prishje apo moti i ftohtë ia ka dëmtuar baterinë.

Kjo është video e dërguar nga qytetari.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme