Kuriozitet

New Yorku me dy stinë brenda një fotografie

Fotografi Paul Seibert ka krijuar një prej fotografive më të bukura të qytetit të New Yorkut.

Seibert që punon si fotograf me helikopter mbi këtë qytet, ka bërë bashkë stinën e dimrit dhe atë të verës në një fotografi të përkryer të New Yorkut.

Në anën e majtë të fotografisë shihet Manhattani i mbuluar me borë ndërsa Harlemi është në anën e djathtë në pikë të verës.

“Ideja e kësaj fotografie filloi të marrë formë në mëngjesin e Krishtlindjeve, kur unë së bashku me vjehrrin po reflektoja për vitin që kalova”, ka thënë Seibert për Dailymail.

“Fillova të mendoja: ‘Si të prezantoj këtë vit me një fotografi të vetme?’”.

Fillimisht tentoi që t’i bëj bashkë dy fotografi, por rezultatet nuk ishin aq të mira. Pastaj vendosi që të krijonte një fotografi të vetme.

Sidoqoftë, atij i doli një tjetër problem – dy fotografitë që planifikonte t’i përdorte ishin bërë në lartësi të ndryshme – dimri ishte shkrepur në dy kilometra lartësi, ndërsa ajo e verës në 1 kilometër.

Pas dy orësh punë, fotografia u përthekua mirë dhe Seiberti veç ishte drejt fundit. Pas një ore shtesë për efektet tjera, atij i doli një fotografi e përkryer e New Yorkut.

{gallery}