Ariu i murrmë i shpëtuar në Elbasan, drejt Kopshtit zoologjik në Tiranë

Ariu i murrmë i shpëtuar në Elbasan, drejt Kopshtit zoologjik në Tiranë

10 January 2019 14:11

Tiranë, 10 janar – Mbrojtja e mjedisit dhe moratoriumet e gjuetisë janë sfidat e ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe për vitin 2019.

Mbrojtja dhe shpëtimi i faunës së egër në vendin tonë po bën që përherë e më shumë parqet natyrore dhe peizazhet e mbrojtura të vendit tonë të kenë një prani të shtuar të kafshëve duke pasuruar habitatin natyror.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi shprehet se, ”vijon aksioni për shpëtimin e kafshëve të abuzuara. Një ari i murrmë është sekuestruar në Elbasan, nga Inspektorati i Pyjeve, pranë ISHMPUT Qendror Tiranë, në bashkëpunim me fondacionin austriak “4Putrat”.

”Ariu do të transferohet në Tiranë, për t’iu bashkuar kafshëve të tjera në kopshtin zoologjik, për një jetesë të shëndetshme në përputhje me respektimin e të drejtave të tyre”, përfundon ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme