Kuriozitet

Ndërtohet në Holandë rruga e parë me material plastik të riciklueshëm

Rruga e parë e ndërtuar me material të riciklueshëm është pagëzuar me emrin “Plastic Road”. Ajo mendohet të jetë një nga “barkat e shpëtimit” për tokën dhe oqeanet e pushtuar nga 8.3 miliardë ton mbeturina.

Në qytetin Zvole, në Holandë, ka nisur të ndërtohet rruga e re e dedikuar për biciklistët. E veçanta e panelit të parë të instaluar në këtë pistë, ështe se ai në 70 % të tij ka si material plastikë të riciklueshme, ekuivalenten e 218 mijë gotave plastike kurse e gjithë gjatësia e rrugës është ekuivalente e 500 mijë shisheve plastike.

Rruga e parë e ndërtuar me material të riciklueshëm është pagëzuar me emrin “Plastic Road”. Ajo mendohet të jetë një nga “barkat e shpëtimit” për tokën dhe oqeanet e pushtuar nga 8.3 miliard ton mbeturina.

Pjesa e parë e rrugës së "ciklit të qëndrueshëm" e përurua në Zvole, u instalua në një kohë të shkurtër, fal dhe strukturës së saj modulare. Modulet që krijojnë rrugën mund të akomodojnë brenda vetes jo vetëm tuba e kablo, por dhe sensore që kontrollojnë gjendjen dhe temperaturën e sipërfaqes së rrugës.

Rruga me plastikë të riciklueshme mendohet se do ta ketë jetëgjatësinë 3 herë më të madhe se rruga me material tradicional. Një tjetër anë pozitive e rrugës është pesha e materialit të saj, 4 herë më i lehtë se materiali i zakonshëm që mbulon pistat e biciklistëve.

Qilim i ri i kuq, rezultat i mijëra shisheve plastike të ricikluara, është i padepërtueshëm nga uji dhe eliminon problemin e gropave që shfaqen në asfalt me kalimin e kohës.

Kompania ndërtuese e rrugës plastike ka njoftuar se në muajin shkurt do të instalojë në Overijssel një tjetër qilim të kuq, teknikisht me përmirësime krahasuar me rrugën e Zvole/Shqiptarja.