Mundësja e UFC-së rrah dhe dorëzon në polici personin që tentoi ta plaçkiste

Mundësja e UFC-së rrah dhe dorëzon në polici personin që tentoi ta plaçkiste

07 January 2019 20:13

Mundësja e UFC-së, Polyana Viana, ka rrahur një person që kishte tentuar ta plaçkiste.

Teksa priste para shtëpisë së saj në Rio de Janeiro, hajni iu kishte afruar dhe e kishte kërcënuar duke ia kërkuar telefonin.

Duke e parë rrezikun, mundësja braziliane shfrytëzoi aftësitë e veta të mundjes për ta rrëzuar kërcënuesin dhe duke e mbajtur të bllokuar deri kur erdhi policia.

“Ai më tha: ‘Ma jep telefonin. Mos u përpjek të reagosh, sepse jam i armatosur’”, ka thënë Vianna për “MMA Junkie”. “Më pas i dhashë dy grushte dhe një shkelm. Ai ra në tokë dhe më pas e kapa dhe e ula e i thash ‘Tani do të presim policinë’”.

26-vjeçarja ka 10 fitore dhe dy humbje deri tash në karrierë.

*Kujdes! Pamje të rënda!

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme