Kapitenia shqiptare, takim emocional me të birin pas 6 muajsh shërbim në Afganistan

Kapitenia shqiptare, takim emocional me të birin pas 6 muajsh shërbim në Afganistan

06 janar 2019 11:20

Kapitenia shqiptare, Ana Allani, pas gjatë muajve shërbim në Herat, Afganistan, ka takuar djalin e saj dy vjeçar.

Ministrja e Mbrojtjes në Shqipëri, Olta Xhaçka, e ka postuar në llogarinë e saj të Facebook-ut një video ku shihet ushtarja shqiptare duke e përqafuar djalin e saj.

“Emocion dhe krenari! Personalisht nuk i mbajta dot lotët. Kapitene Ana Allani u kthye në Atdhe pas gjashtë muajve shërbim në Herat dhe përqafimi i parë që ajo mori ishte nga djali i saj dy vjeçar”, ka shkruar Xhaçka.

Videon e plotë e gjeni më poshtë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme