Zhytja tradicionale e romakëve në lumin Tiber

01 January 2019 21:42

Banorët e Romës, siç e do tradita, e shënuan nisjen e Vitit të Ri duke u larë në lumin Tiber në qytet. Këtë vit qielli ishte i kaltër dhe temperatura më e lartë se zakonisht në këtë kohë, por uji qe i ftohët.

Por, tradita e larjes në ujin e lumit në qytet ekziston që nga viti 1946. Këtë vit, katër zhytës hynë në ujë me më shumë stil sesa të tjerët, duke u hedhur nga ura 30 metra e lartë në qendër të kryeqytetit, transmeton KTV.

Zhytësi veteran, Maurizio Palmulli, i njohur si Zotëri OK, ka zënë vendin e tij tradicional në zhytjen finale, duke përshëndetur turmën pasi që u nxor nga uji me anije shpëtimi.

Shumica e njerëzve që u zhytën në ujë kishin dëshira për një vit sa më të mbarë dhe më shumë paqe, e disa madje shtuan se shpresojnë që këtë vit qeveria italiane të bie meqë nuk pajtohen me politikën e saj.

E, 2018-a ishte vit turbulent për Italinë, meqë fituan qeveri djathtiste.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme