Akullnaja më e madhe në Itali është gati të zhduket

Akullnaja më e madhe në Itali është gati të zhduket

31 dhjetor 2018 09:02

Akullnaja e Fornit, e cila ishte një nga më të mëdhatë në Itali është në zonën Valtellina, në Lombardi, dhe është gati të zhduket.

“Në hapësirën e pak më shumë se një shekull ka humbur gati gjysmën e sipërfaqes së saj”, shprehet Claudio Smiraglia, profesor në Universitetin e Milanos.

Në mesin e shekullit të nëntëmbëdhjetë ka pas qenë mbuluar një sipërfaqe prej rreth 20 kilometra katrorë, por sot shtrihet më pak se 10 kilometra katrorë.

Nëse nuk do të ndryshojë klima, nga fundi i shekullit akullnaja do të reduktohet në copa të vogla akulli.

“Zhdukja progresive e akullnajës Forni dhe shkatërrimi konsekuent i rezervave ujore malore që ka ndikime negative në biodiversitetin dhe popullatat në drejtim të rrymës, për ekonominë - nuk është e qartë efekti i vetëm i ndryshimeve klimatike në vendin tonë”, tha ai.

Për të dëshmuar ndikimin e ndryshimit të klimës, në Itali dhe në të gjithë planetin, “Greenpeace Italia” ka organizuar një ekspozitë fotografike që do të jetë e hapur për publikun deri më 10 mars, 2019, në Muzeun e Romës në Trastevere./oranews

Komentet

Shto koment

Të ngjashme