Kuriozitet

Arkeologët gjejnë mbetje të ngurtësuara të kuajve që në Pompei besohet që u mbytën nga vullkani

Arkeologët gjetën mbetjet e ngurtësuara të kuajve në stallat e vilës së lashtë në periferi të Pompeit.

Drejtori i Parkut Arkeologjik të Pompei, Masimo Osana, tha për agjencinë italiane të lajmeve ANSA, se vila i përkiste një zyrtari të lartë ushtarak romak, ndoshta edhe gjeneralit.

Ai shtoi se janë gjetur mbetjet e të paktën tre kuajve, raporton AP, përcjell ksp.

Pompei u shkatërrua gjatë shpërthimit të vullkanit të Vezuvit në vitin 79, dhe Osana mendon se kuajt janë vrarë për shkak të hirit vullkanik ose avullit të nxehtë.

Osana shpreson se vila do të jetë e hapur për publikun.