I kërkuari nga policia përgjigjet në Fb: Vij sa të mbaroj disa punë!

I kërkuari nga policia përgjigjet në Fb: Vij sa të mbaroj disa punë!

14 December 2018 11:39

Postimet klasike të policisë për personat e kërkuar janë bërë interkative në shumë vende. Kjo metodë bëhet që të paralajmërohen qytetarët për kriminelin që lëviz i lirë rreth tyre. Sot publikohen shpesh në faqet e Facebookut të departamenteve të policisë fytyrat e kriminelëve dhe krimet që ata kanë bërë.

Siç ndodhi në këto ditë në Richland (në Benton County, Uashington), kur policia lëshoi ​​një kërkesë arrestimi për Anthony Akers, 38. Nëse keni informacion rreth këtij personi, telefononi 509-628-0333.

Ju nuk do ta besoni, por i pari që i përgjigjet ishte ai, njeriu i kërkuar: -“Qetësohuni unë po vij”, thuhet në shkrimin që sot e transmeton gazeta Shqip.

Kalojnë disa orë, por Akers ende nuk ishte shfaqur në polici dhe kjo e fundit rishkruan: -“Ne po presim për ju por ju ende nuk keni ardhur”.

Dhe ai nuk ka pritur por iu është përgjigjur: -“Më vjen keq, do të përfundoj disa gjëra dhe do të jem me tek ju së shpejti … sapo të kam përfunduar gjithçka. Do të jem atje brenda 48 orëve”.

Në këtë pikë agjentët panë se përpjekja e tyre për të arrestuar Anthony ishte duke shkuar përpara, vendosën të luajnë dhe të vazhdojnë me postimet. Por pas 48 orësh Akers nuk ishte shfaqur akoma, dhe një ortek i përdoruesve filloi të ndiqte historinë si në një film. “A u dorëzua?”,- komenton një qytetar. “A ka ardhur ai?,-” shkruan një tjetër. “Ai nuk erdhi”, përgjigjet policia. Në atë pikë, Akers ndërhyn përsëri, duke bërë një falje për policinë Richland.

“Të dashur, nuk je ju, unë jam arsyeja për vonesën. Natyrisht kam angazhime. Kërkoj falje që ju lash në pritje. Do të jem atje jo më vonë se dita e nesërme, e di që nuk keni arsye të më besoni … Por unë do të vij ” shkroi Akers. Në postimet e tij janë bërë më shumë se 200 mijë komente brenda disa orëve sepse qytetarët u intriguan nga historia.

“Ne po fillojmë të mendojmë se nuk ti po vjen, na telefononi në çdo kohë dhe ne do të vijmë tek ju”, vazhdojnë të shkruajnë agjentët. Por çuditërisht, të martën, më 4 dhjetor, në orën 3:29, z. Akers mbërriti në selinë e policisë Richland. Por para se të hyjë ai shkroi postin e fundit “Unë jam këtu për takimin tonë”. Me një selfie ai ka treguar se po i bie citofonit të policisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme