Kuriozitet

Djaloshi gjashtëmuajsh që kërcen vallëzimin tradicional irlandez

Spencer White, gjashtëmuajsh, në videon që po qarkullon në internet shihet duke kërcyer për mrekulli vallëzimin tradicional irlandez.

Djaloshi i vogël është incizuar duke u mbajtur nga tezja e tij Auntie Megan ndërsa ai qesh e buzëqesh dhe i lëvizë këmbët me ritmin e muzikë irlandeze të lëshuar në prapavijë, transmeton Koha.net.

White nuk i ndalonte fare lëvizjet e këmbëve të cilat i ngjasojnë shumë vallëzimit tradicional irlandez.

“Ai tërë kohën është duke i lëvizur këmbët e tij, kështu që kemi vendosur të qëndrojmë me vallëzimin tradicional irlandez”, ka thënë babai Spencerit, Ryan White, nga Blackpool – qytet në Angli.

“Ai është një foshnjë më i buzëqeshur që kemi parë ndonjëherë”, shtoi ai.

Ryan White ka postuar këtë video në rrjetet sociale dhe është befasuar se sa shumë e famshme është bërë, me shumë komente dhe shpërndarje.