Kuriozitet

Pas 47 vjetësh hap dhuratën e ish të dashurës

Descriptive Text

Një burrë në Kanada më në fund ka marrë vesh se çfarë përmbante dhurata që ish e dashura ia kishte dhënë pak ditë para se të largohej prej tij, gati 50 vjet më parë.

Adrian Pearce, tani i martuar dhe baba i dy fëmijëve, pranoi në dhuratë të vogël nga Vicki Allen pak para Krishtlindjeve të vitit 1971.

Vicki ishte dashuria e tij e parë dhe serioze, por ajo vendosi që ta braktiste.

Pearce kishte pranuar dhuratën, të cilën që prej atij viti e kishte lënë te pema e Krishtlindjeve, por kurrë nuk e kishte hapur.

Një shok që i njihte të dy që prej shkollës së mesme ia kishte dërguar linkun e artikullit Vickit dhe u takuan para pak ditësh kur edhe vendosën që së bashku ta hapnin dhuratën.

Dhurata përmbante një libër me titull “Dashuria është...” dhe përmbante këshilla për një lidhje të suksesshme.