Kuriozitet

Çifti sulmohet nga banditët, shpëton mjeshtërisht

Descriptive Text

Bryant dhe Lauren Swenson po vozisnin në një rrugë të paasfaltuar pranë Maai Mahiu në Kenia, më 30 nëntor, kur para tyre u ndal një furgon i bardhë.

Prej tij zbritën disa persona të armatosur me shpata.

Çifti që kishte edhe fëmijët e tyre brenda makinës, të vetëdijshëm për rrezikun u kthyem mbrapsht.

Burrat e maskuar filluan t’i ndiqnin me synim për të grabitur makinën e tyre. Por, shoferi bëri një manovrim të pazakontë, duke u arratisur prej tyre.

Ndërsa makina po ecte mbrapa, grupi i hajdutëve vrapuan për t’i zënë dhe sapo afrohen, shoferi i jep gaz përpara duke arritur të shpëtojnë.

Çifti dhe tre djemtë e tyre nga Utah i SHBA-ve, u zhvendosën tre vjet më parë në kryeqytetin kenian, Nairobi, ku hapën një palestër të CrossFit. Ata po vozisnin në shkretëtirë për të kërkuar një vend ku të xhironin një video për palestrën.