Dreri i bardhë që po “çudit” gjithë botën

Dreri i bardhë që po “çudit” gjithë botën

05 dhjetor 2018 11:16

Një fotograf norvegjez ka ndarë imazhet e një dreri të vogël rene të rrallë, që është krejtësisht i bardhë ndryshe nga lloji i tij. Mads Nordsvee, 24 vjeç, nga Oslo, tha se ai vuri re kafshën në dëborë gjatë një shëtitje në veri të Norvegjisë.

Imazhet, ku dreri i vogël pothuajse është i padukshëm nga peizazhi, tani është pëlqyer pothuajse 20,000 herë që kur u publikua të hënën. Renat e bardha konsiderohen shumë të rralla.

Pamja e tyre e pazakontë vjen për shkak të një ndryshimi gjenetik në pigmentin e leshit të tyre, por nuk është albinizëm. Sipas disa traditave skandinave, shikimi i një rene të bardhë konsiderohet një shenjë e fatit të mirë.

Image

Komentet

Shto koment

Të ngjashme