Kinezët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për kafshët shtëpiake

Kinezët po shpenzojnë gjithnjë e më shumë për kafshët shtëpiake

05 dhjetor 2018 10:34

Tregu i qenve dhe maceve në vend vlerësohet të arrijë mbi 170 miliardë juanë (rreth 24 miliardë dollarë amerikanë) në 2018-n, një rritje 27 për qind nga viti në vit, thuhet në raport, sipas CRI-së.

Raportin thekson gjithashtu shpenzimet e pronarëve të qenve në vitin 2018 janë 5.000 juanë për kafshë, një rritje prej 15 për qind nga viti 2017.

Pronarët e kafshëve në qytetet kryesore janë më të gatshëm për të blerë ushqim cilësor dhe të shtrenjtë për kafshët e tyre, sipas raportit. Wang, i cili punon në një kompani të huaj me seli në Pekin, tha se preferon ushqimin e importuar të maceve, i cili i kushton rreth 300 juanë çdo muaj.

Shpenzimet e tjera për kafshët shtëpiake përfshijnë sterilizimin, vaksinat, trajtimin mjekësor dhe trajnimin.

Wang Junyue, një 24-vjeçare nga Pekini shpenzon një të dhjetën e pagës së saj për pjesëtarin e familjes me qime, maçokun shtatë muajsh, për ushqimin, nevojat e përditshme, lodrat etj.

Shpenzime të tilla janë të zakonshme tek mbajtësit e kafshëve shtëpiake në Kinë të cilët shpenzojnë shifra jo pak të vogla për kafshët e tyre, sipas një raporti nga goumin.com, një forum në internet në muajin gusht.

Sipas raportit, mbajtësit e kafshëve shtëpiake në zonat urbane mbajnë një prej 91.49 kafshësh shtëpiake ku pjesa dërrmuese janë qentë dhe macet.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme