Kuriozitet

Gorillat shfaqin tiparin e njeriut për të mashtruar

Gorillat në një kopsht zoologjik në Angli kanë shfaqur një tipar të veçantë njerëzor derisa provonin të zgjidhnin një lojë ‘puzzle’ – mashtrimin.

Gorillave iu dha një pajisje e varur në mur ku qëllimi ishte të drejtohej një kikirik përmes disa pengesave duke e futur një shkop përmes vrimave të ndryshme për ta lëvizur kikirikun. Në fund, kikiriku arrin fundin e pajisjes dhe bie në tokë.

Disa gorilla, megjithatë, zbuluan një mënyrë më të lehtë për ta nxjerrë kikirikun.

“Kemi parë shumë sjellje mashtruese ku e vendosnin gjuhën e tyre mbi pajisje dhe e thithnin kikirikun nga pajisja, gjë që ne s’e kemi menduar përdorimin e saj në atë mënyrë. Por kjo tregon se ata janë shumë fleksibilë, janë në gjendje të krijojnë strategji të reja zgjidhëse për t’iu qasur ushqimit”, ka thënë për Reuters Dr Fay Clark nga “Bristol Zoo Gardens”, transmeton Koha.net.

“Kanë shkathtësi të jashtëzakonshme për zgjidhje të problemeve që nuk janë parë më herët”, shtoi ajo.

Shkencëtarët thonë se kjo lojë është treguar e suksesshme që kur është prezantuar gjatë këtij viti, pasi gorillat kanë luajtur me to edhe kur brenda s’ka pasur kikirikë për t’i fituar.