Uiski i rrallë skocez shitet për mbi 1.5 milionë dollarë Foto: Business Insider

Uiski i rrallë skocez shitet për mbi 1.5 milionë dollarë

03 dhjetor 2018 14:24

Në muajin tetor një shishe Macallan, uiski skocez 60-vjeçar, vendosi rekord kur u shit në ankand për 1.1 milion dollarë.


Por rekordi pati jetë të shkurtër, pasi më 29 nëntor, një tjetër shishe Macallan 60-vjeçar u shit për mbi 1.5 milionë dollarë.

Sipas shtëpisë së ankandeve Christie’s, shishja u shit për 1,528,800 dollarë në një ankand të verërave e pijeve më të mira e më të rralla, zhvilluar në Londër.


Të dyja shishet e sipërpërmendura janë pjesë e një koleksioni prej 24 shishesh të prodhuara në vitin 1926. 12 prej tyre përmbajnë punë artistike nga Peter Blake dhe 12 të tjerat nga Valerio Adami. Shishja e shitur në tetor ishte pjesë e koleksionit Valerio Adami.

Kjo shishe, megjithatë, ishte një përjashtim i rrallë, pasi ishte pikturuar me dorë nga artisti irlandez Michael Dillon.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme