Festa e Ngjalës në Divjakë

Festa e Ngjalës në Divjakë

30 nëntor 2018 15:29

Ngjala e Lagunës së Karavastasë është e famshme në të gjithë vendin.

Ndër breza ajo u ka shërbyer banorëve të zonës ku sot shtrihet Bashkia e Divjakës si ushqim kryesor, krahas llojeve të tjera të peshkut, por edhe si produkt nga i cili ka në nxjerrë përfitime.

Ndaj në traditën myzeqare në këtë të vitit , banorët organizonin një festë kushtuar kësaj specieje.

Tashmë bashkia e Divjakës e ka vënë këtë traditë në funksion të zhvillimit të turizimit.

E përkuar edhe me atmosferën e festave kombëtare, në bashkinë bregdetare u mbajt Festa e Ngjalës.

Kuzhinierët të restoranteve të zonës por edhe qytetarë të thjeshtë shpalosën mënyrat e gatimit.

Për ta shijuar nuk ishin mbledhur vetëm banorë të zonës, por vizitore nga qytete të ndryshe

Kryebashkiaku Kokoneshi tha se synimi është që kjo festë të kthehet sërish në traditë

Festa u shoqërua me këngë e valle popullore, duke krijuar një atmosferë të ngrohtë, ku nuk mund të mungonte as e famshmja "Valle e Ngjalave"

Komentet

Shto koment

Të ngjashme