Kuriozitet

Deputetja e LDK-së akuzon kolegen për ‘dezinfektim’ të opinionit në vend të ‘dezinformimit’

Descriptive Text

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi ka akuzuar deputetët e Komisionit Parlamentar për Arsim se janë duke ‘dezinfektuar’ opinionin para mediave.

Por, në fakt, deputetja e ka pasur fjalën për ‘dezinformim’, por që disa herë e ka potencuar se ata janë duke ‘dezinfektuar’, raporton ksp.

Ajo është përmirësuar nga kolegët e saj deputetë.

Në komision ishin duke u diskutuar Ligji për Kinematografinë, për të Drejtat e Autorit dhe ai për Bibliotekat, kur deputetja Bunjaku u përplas me fjalë me deputeten e AAK-së, Teuta Haxhiu, e të cilën e akuzoi se është duke ‘dezinfektuar’.