Rrezikimi për dekorimin e hotelit luksoz në Prishtinë

Rrezikimi për dekorimin e hotelit luksoz në Prishtinë

24 nëntor 2018 15:19

Se në Kosovë punohet në kushte të vështira tashmë dihet.

Inspektorati i Punës para disa ditësh ka ndërprerë punimet në disa punishte në sektorin e ndërtimtarisë. Kishte vizituar rreth 160 vendpunishte e janë shqiptuar 14 gjoba, derisa qenë ndërprerë punimet me masën e pezullimit të përkohshëm në 11 subjekte.

Shumëkush e tha se kjo masë ndodhi me vonesë, kur për shkak të motit edhe ashtu shumë vendpunishte pezullojnë punimet.

Por tash kur po hyjmë në muajin e fundit të vitit numri i atyre që punojnë për dekorim objektesh shtohet.

Të shtunën po dekorohej edhe hoteli luksoz Swiss Diamond. Katër punëtorë po punonin në këtë drejtim, por njëri prej tyre, siç shihet në video ka rrezikuar dukshëm. Pa mjete të sigurisë në punë, ai ka hipur mbi një shkallë metali.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme