Projekt evropian për mbrojtjen e gjelit të egër në Berat

Projekt evropian për mbrojtjen e gjelit të egër në Berat

20 nëntor 2018 10:49

Një sërë shoqatash dhe agjencish shtetërore janë angazhuar në një projekt evropian për të shtuar gjelin e egër në Shqipëri, një specie që rrezikoi zhdukjen. Për këtë parashikohet edhe pyllëzimi i disa hektarëve tokë në zonat e mbrojtura të qarkut të Beratit.

Gjeli i Egër, një prej specieve të rralla të faunës së egër në Shqipëri pasi rrezikoi zhdukjen, është rishfaqur në Parkun Kombëtar të Tomorit në Berat, transmeton oranews.

Ndaj një sërë shoqatash dhe agjencish shtetërore janë bërë bashkë në një projekt europian për të përmirësuar habitatin e tij natyror në favor të shumimit të species.

Në dy vitet e ardhshme, parashikohet pyllëzimi i një sipërfaqeje prej 20 hektarësh në zonat e mbrojtura Tomor, Dardhë dhe Kapinov të Beratit, e njohur ndryshe si “shtëpia” natyrore e Gjelit të Egër.

Holta Copani: Fushata ndërgjegjësuese do të bëhet me pushtetin lokal që të rritet ndërgjegjësimi për këtë specie, mënyrën sesi të mbrohet, mënyrën sesi të mos e dëmtojmë dhe mënyrën sesi ta ruajmë.

Projekti parashikon edhe ngritjen e një infrastrukture për të vrojtuar natyrën e zonës dhe shpendin e rrallë, çka do të përkthehej në më shumë turistë në Parkun e Tomorrit.

Rol të rëndësishëm në drejtim të rigjenerimit të specieve të rrezikuara në vend, vlerësohet se ka dhënë edhe moratoriumi i gjuetisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme