Kuriozitet

Futbollisti legjendar anglez akuzohet për ngacmim seksual, preku pa dashje një grua në tren

Futbollisti legjendar anglez Paul Gascoigne akuzohet për sulm seksual në një tren nga Yorku në Durham, sipas Daily Miror, duke iu referuar policisë britanike.

Incidenti ndodhi më 20 gusht, kur 51-vjeçari u arrestua, pasi ‘pa dashje’ preku një grua gjatë udhëtimit në tren, transmeton Ksp.

Kjo është arsyeja pse ai do të duhet të paraqitet në gjyq muajin e ardhshëm për të shpjeguar rastin.

Gascoigne kishte shumë probleme me alkool dhe përdorimin e narkotikëve, dhe madje shkoi për të kuruar varësinë.

Gjatë karrierës, ai luajti për Newcastle, Tottenham, Lazio, Rangers, Everton, ndërsa për ekipin e Anglisë shënoi 10 gola në 57 ndeshje.