Kuriozitet

10 vjet burg çiftit britanik që i vuri bebes emrin Hitler

Një nënë dhe baba në Britani që e quajtën beben e tyre Adolf Hitler u dënuan si anëtarë të një grupi neo-nazis. Adam Thomas, 22 vjeç, dhe e dashura e tij, Claudia Patatas, 38 vjeçe, po përballen sot me një dënim prej10 vjet burg, pasi u dokumentua se ata ishin pjesë e një grupi të ekstremit të djathtë.

Gjatë kontrollit të banesës së çiftit në Oxfordshire, u zbulua se ajo ishte mbushur me memorandume naziste, një veshje të Ku Klux Klan dhe një arsenal të armëve vdekjeprurëse duke përfshirë edhe kryqet, sëpatat. Thomas e pranoi që ishte admirues i Hitlerit.