Qytetet më të mira në botë për 2019-ën

Qytetet më të mira në botë për 2019-ën

09 nëntor 2018 11:23

Londra mundi Parisin, Nju Jorkun dhe Tokion duke u renditur qyteti më i mirë në botë për vitin 2019.

Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar erdhi në krye të një renditjeje të 100 qyteteve me performancën më të mirë në botë, falë parqeve të saj luksoze, universiteteve dhe kolegjeve të lakmuara si dhe përzierjes eklektike të restoranteve, transmeton tch.

Kryeqyteti francez, Paris erdhi i dyti, ndërsa Nju Jorku është i treti dhe Tokio është i katërti.

Hulumtimi u krye nga kompania konsulente Resonance, e cila shqyrtoi shtatë faktorë të ndryshëm për të përpiluar listën e saj për vitin 2019.
Faktorët ishin përballueshmëria e shtëpive dhe mundësitë për punësim, cilësia e mjediseve natyrore dhe të ndërtuara, cilësia e institucioneve kyçe, atraksionet dhe infrastruktura, diversiteti i njerëzve, promovimi online, prosperiteti ekonomik dhe cilësia e arteve, kulturës, restoranteve dhe klubeve të natës.

15. Boston, Shtetet e Bashkuara
14. Romë, Itali
13. Los Angeles, Shtetet e Bashkuara
12. Amsterdam, Holandë
11. Madrid, Spanjë
10. San Francisco, Shtetet e Bashkuara
9. Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
8. Singapori, Singapori
7. Çikago, Shtetet e Bashkuara
6. Moska, Rusi
5. Barcelona, Spanjë
4. Tokio, Japoni
3. Nju Jork, Shtetet e Bashkuara
2 - Paris, Francë
1. Londër, Mbretëria e Bashkuar

 

Komentet

Shto koment

Të ngjashme