Gjyshja në SHBA fiton 198 milionë dollarë në lotari

Gjyshja në SHBA fiton 198 milionë dollarë në lotari

08 nëntor 2018 10:52

Lerynne West nga shteti Iova (Iowa) është një nga fituesit e lotarisë “Powerball” prej 688 milion dollarësh. Fituesi tjetër nga Nju Jorku ende nuk është bërë publik. Gjyshja 51 vjeçare thotë se tashmë ka lënë punën.

Zonja West zgjodhi të marrë shumën prej 198 milion dollarë, një pjesë të së cilës do ta përdorë në një fondacion kushtuar nipit të saj të lindur para kohe që jetoi vetëm një ditë.

Lotaria të ofron alternativën që shumën prej 343,900,000 dollarësh ta marrësh me këste për 30 vjet ose me një dorë që përkon me 198 milion dollarë para se të paguajë taksat federale dhe shtetërore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme