Rinohet 31-vjeçarja, nuk gjen shpjegim

Rinohet 31-vjeçarja, nuk gjen shpjegim

08 nëntor 2018 10:39

Alice Dawson, anglezja 31-vjeçare pretendon se çdo ditë po rinohet. “Kam diçka si Beniamin Button – deklaron gruaja për tabloidin The Mirror – besoj se po kthehem mbrapsht. Nuk e di përse, por në fotot e vjetra dukem më e madhe, ndërsa në të rejat dukem si një vajzë”, transmeton Shqip. Alice, nëna e dy fëmijëve, pohon se pi gjithnjë e më shumë ujë. Nuk ka asnjë sekret dhe nuk arrin që ta shpjegojë këtë rinim të papritur.

‘Shpesh më kërkojnë kartën e identiteti kur dal. Askush nuk më ka akuzuar për gënjeshtare, por kur lexojnë datën time të lindjes , të gjithë më thonë”vërtetë?’”, rrëfen 31-vjeçarja. “Më pëlqen fakti që më ngatërrojnë me një vajzë- vijon- por ndonjëherë më jep bezdi sepse më duket sikur ngjaj shumë e re. E di që kjo mund të duket një çmenduri, por ndonjëherë them ‘shpresoj që njerëzit të më marrin seriozisht, sikur të isha një e rritur’”.

Alice rrëfen se nuk e ka kuptuar ndonjëherë se po plaket, por kur kupton fotot shikon se kjo është tronditëse. “Ndoshta se në fillim nuk kishim produktet që kemi sot. Ndër të tjera, nuk e kisha idenë se si të bëja make-up. Të gjithë kemi të meta dhe duhet të mësojmë që t’i duam. Unë kam pika në fytyrë dhe shpresoj që të plakem në këtë mënyrë”, e përmbyll rrëfimin ajo.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme