Kuriozitet

Mahia me shkumë bllokon memorialin e luftës në Angli

Disa persona të panjohur kanë hedhur shampon në një ujëvarë të memorialit për Luftën e Parë Botërore në Kent të Anglisë, duke krijuar shkumë gjigante që ka bllokuar rrugën.

Memoriali ishte zbukuruar për nder të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, por një grup huliganësh kanë hedhur detergjent që ka dëmtuar lulet dhe memorialin.

Ky veprim është dënuar nga autoritetet lokale që kanë thënë se është “mungesë respekti” ndaj personave që kanë vdekur gjatë Luftës.