Kuriozitet

Presidenten e Kroacisë e “bombardojnë” me pyetje, ajo ia rrëmben mikrofonin gazetarit

Descriptive Text

Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq të hënën është përballur me pyetje të shumta të gazetarëve rreth mospjesëmarrjes së saj në konferencën në Marrakech të Marokos, ku gjatë dhjetorit pritet të nënshkruhet traktati i OKB-së për migrim.

Një gazetar kroat ka qenë jashtëzakonisht insistues që ajo të japë sqarime. Presidentja kroate në një moment e ka kapur mikrofonin për të sqaruar gjithçka, duke mos ia lëshuar mikrofonin gazetarit. Xhirimi i presidentes kroate, që nuk e lëshon mikrofonin të hënën ka bërë xhiro në Kroaci.

Ajo ka thënë se “nuk është që e përkrah dhe as që nuk e përkrah” deklaratën e Marrakechit, duke shtuar se një marrëveshje globale për migrim është e domosdoshme, por “ajo nuk duhet të jetë çështje kundërthënëse midis shteteve”.

“Nga dita në ditë, gjithnjë e më shumë shtete heqin dorë nga ajo marrëveshje për arsye të ndryshme. Unë nuk merrem me SHBA-në, as Austrinë dhe as ndonjë shtet tjetër, por me interesat e Republikës së Kroacisë”, ka thënë ajo.