Kuriozitet

Italia do t’iu dhurojë tokë çifteve me tre fëmijë

Italia po planifikon që prej vitit të ardhshëm t'iu dhurojë parcela çifteve që lindin fëmijën e tretë.

Partia e së djathtës ekstreme, Liga, ka futur në projektin buxhetor të vitit 2019 mbështetjen e atyre që lindin fëmijën e tretë gjatë viteve 2019-2021, transmeton Koha.net.

Italia ka shkallën më të ulët të lindshmërisë në Bashkimin Evropian, tregojnë të dhënat e Eurostatit. Ky trend negativ ka nisur prej vitit 2010 dhe nuk ka ndryshuar fare, duke e mbajtur shtetin mesdhetar në fund të listës.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian po përballen në përgjithësi me rënie të natalitetit.