Kuriozitet

Tri nga këto buqeta kushtuan nga 300 funte, a mund ta gjeni atë që kushtoi vetëm 12 funte

Descriptive Text

Secila femër që planifikon ditën e dasmës së saj, ëndërron që të jetë sa më e veçantë, por edhe pse iu ik shpenzimeve të mëdha nganjëherë disa gjëra është e pamundur të mos kushtojnë.

Në Britaninë e Madhe, sipas një hulumtimi, kostoja e një dasme mesatare ka shkuar deri në 30,000 funte, ndërsa vetëm për buqetën e luleve ka prej tyre që i kanë blerë duke nisur prej 300 funte, shkruan DailyMail, përcjell Koha.net.

Por një nga femrat e mëposhtme, ka blerë buqetën e saj vetëm 12,30 funte.

Ajo është Lucy Holloway një 29 vjeçare.

Me gjithë shoqërueset e saj, dekorimin e tavolinave e shumë gjëra tjera i kushtuan 149.50 funte.

Ajo ka treguar se është ëndrra e saj me e madhe që iu është realizuar, ndër të tjera ka thënë se i adhuron lulet, por ka vendosur që mos të shpenzoj shumë në gjëra të tilla.

Në anën tjetër, nuset që janë pranë saj kanë treguar se lulet i kanë blerë duke filluar nga 300 funte, në po të njëjtën lulishte.

Image

Image

Image