Si të grimoheni për festën e Halloweenit

Si të grimoheni për festën e Halloweenit

31 October 2018 20:14

A jeni gati për Halloween 2018? Të realizosh një grim të thjeshtë dhe të ketë ndikim është e mundur. Ka shumë modele grimi për Halloween 2018.

Janë të shumta propozimet tek të cilat mund të frymëzoheni dhe mund të jenë të thjeshta për t’u bërë edhe në kushtet e shtëpisë. Nuk është e nevojshme të shkosh tek një grimere për të realizuar një grim që nuk mund të kalojë pa u vënë re.

Përveç grimeve të Halloweenit të frymëzuara nga Snapchat që po mbipopullojnë rrjetet sociale, të lehtë për t’u realizuar me disa lëvizje të thjeshta, ekzistojnë shumë propozime të tjera për t’u mos nënvlerësuar për të krijuar mbi fytyrë një grim të shpejtë dhe me karaktere.

Halloween është kthyer në pak kohë edhe si një nga festat më të dashura për fëmijët, që argëtohen duke u veshur dhe përdorur maskat e personazheve horror. Shtriga, mumje, vampirë, skelete e monstrumet nga të gjitha llojet, në këtë rast fëmijët nuk duken se tremben nga këto figura horror.

Halloween e ka prejardhjen në kremtimin e ndërrimit të viteve të kalendarit të Keltëve, natën midis 31 tetorit dhe 1 nëntorit. Që 600 vjet p.K. populli kelt mirëpriste në këtë mënyre muajt e errët të dimrit duke u ndarë në të njëjtën kohë nga periudha e lulëzuar e verës./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme